Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Mallrat serbe nuk lejohen sërish të hyjnë në Kosovë
Lajme

Mallrat serbe nuk lejohen sërish të hyjnë në Kosovë

Published 16/06/2023
Share
SHARE

Asnjë kamion me mallra me origjinë nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, qëkur qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes se kamionëve me produkte dhe targa serbe në Kosovë dy ditë më parë.

“Nuk kemi pasur asnjë hyrje, është duke u zbatuar masa e sigurisë për ndalimin e hyrjes”, tha zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci.

Qeveria e Kosovës, më 14 qershor, ka marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Ky vendim është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj. Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

- Advertisement -

Më 15 qershor, dhjetëra kamionë me targa të Serbisë dhe me të Kosovës, u panë të parkuar në anën serbe të kufirit në Merdare, pasi nuk u lanë të futen në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se institucionet e sigurisë e kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, në përgjigje të situatës së krijuar pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Kryeministri Kurti mohoi të ketë ndalim të hyrjes së mallrave nga Serbia duke theksuar se masat “nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë masa të sigurisë”.

Serbia është një ndër pesë shtetet që eksporton më së shumti në Kosovë. Para vendimit të ekzekutivit, brenda një dite ky shtet eksporton mallra në vlerë prej një milion euro.

Vetëm gjatë vitit të kaluar në tregun vendor kanë hyrë mallra në vlerë prej 372 milionë euro, derisa Kosova ka shitur në Serbi produkte në vlerë prej rreth 62 milionë euro./REL

- Advertisement -

KosPress Portal 16/06/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?