Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me komunikatë për media pasi kryeministri Albin Kurti tha se ka pranuar propozimin e BE-së për planin franko-gjerman në dialogun me Serbinë. Por kështu nuk mendojnë krerët e LDK-së duke thënë se Kosovës s’i duhet një marrëveshje që s’e ka njohjen reciproke.
Lumir Abdixhiku tha se “Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve si shtete të pavarura sovrane”, thuhet në reagim.