Lidhja Demokratike e Kosovës ka iniciuar themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një postim në Facebook ka bërë të ditur se i kanë i dorëzuar nënshkrimet për themelimin e këtij komisioni.
Ai ka thënë se vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka.
“Çka është bërë me rezervat shtetërore?Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre? A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave?Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme.Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!”, ka shkruar Gashi në ‘Facebook’.