Policia e Kosovës njoftoi se ka pranuar raportime nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ekzistimin e planeve për atentat ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në një njoftim të policisë, por pa ndonjë hollësi.
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike thanë se sipas informatave të marra nga një shërbim i huaj zbulimi kërcënimi ishte drejtuar ndaj kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të saj.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, gjatë një debati në Radio televizionin “Dukagjini” tha se për këtë çështje janë informuar nga një agjenci zbulimi në Bashkimin Evropian.