I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, në Bratisllavë të Sllovakisë, njofton rtv21.tv.
Lajçak tha se me Bislimin diskutuan për deeskalim të situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve të BE-së (plani tre-pikësh) dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut.
“Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, shkroi Lajçak në Twitter, duke bashkëngjitur një fotografi nga takimi. /21Media
Held intense bilateral discussions today in Bratislava with DPM @BislimiBesnik on de-escalation of the situation in north Kosovo, in line with the EU27 statement from 3 June, and the way forward in implementing all Dialogue Agreements. We agreed on first steps towards this goal. pic.twitter.com/spPWEf1EEL
- Advertisement -
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 10, 2023