Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Lajçak takon Vjosa Osmanin në New York: Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Lajme

Lajçak takon Vjosa Osmanin në New York: Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Published 29/09/2024
Share
SHARE

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, derisa bëri të ditur se para kthimit në Bruksel, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Lajçak përmes një shkrimi në platformën X ka thënë se i vlerëson idetë dhe rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, shkrimin e Lajçak.

Si Osmani, ashtu edhe Lajçak, qëndruan në SHBA këtë javë, ku liderët botërorë u mblodhën për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Emisari evropian u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork, ku së bashku me të dhe me Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, diskutuan për dialogun.

- Advertisement -

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në Bruksel për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe pastaj Aneksin për zbatimin e saj në Ohër në fillim të vitit 2023.

Ajo ka mbetur e pazbatuar prej atëherë, megjithatë, edhe pse Bashkimi Evropian thotë se marrëveshja është detyrim për të dyja palët.

Kosova ngul këmbë që kjo marrëveshje të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është e detyrueshme pavarësisht nënshkrimit, ndërsa Serbia ka shprehur rezerva për zbatimin e plotë të saj.

Marrëveshja e përbërë prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011. Ky proces mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-ja.

- Advertisement -

Rishtazi, SHBA-ja u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht dialogun për normalizimin e raporteve.

Rundet e dialogut rishtazi në nivel të kryenegociatorëve nuk kanë dhënë rezultate konkrete, derisa në atë më të fundit më 17 shtator, kryenegociatorët nuk zhvilluan takim trepalësh për shkak të mospajtimeve që kishin për temat e diskutimit.

Ndërsa, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë politik midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mbajt shtatorin e vitit të kaluar.

- Advertisement -
KosPress Portal 29/09/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?