Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak thotë se po i pret në Bruskel dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar pak më parë Lajçak në rrjetin social Twitter.
Kujtojmë se Lajçak ka takuar ndaras zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Pas takimeve bilaterale, pritet takimi i përbashkët, që është i pari pas takimit të Ohrit, ku kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, u pajtuar për një marrëveshje për normalizim të prezantuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA.