Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për agjendën e tij gjatë kësaj jave.
Ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, takim ky që përfundoi me marrëveshje Kosovë-BE, ku biseda e tyre ishte e fokusuar në shpërshkallëzimin e situatës në veriun e Kosovës, në përputhje me deklaratën e BE27, nga 3 qershori, dhe punën drejt zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut, e që ai shprehet i lumtur që janë dakorduar për hapat e parë drejt qëllimit.
Në vazhdimësi të këtij procesi, emisari i BE-së paralajmëroi një takim në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel negociatorësh, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.
Lajçaku po ashtu ka përmendur edhe Forumin vjetor të Dubrovnikut.
- Advertisement -
Ai ka treguar për takimin që kishte me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.
”I njoftova për situatën rajonale, hapat e nevojshëm për shpërshkallëzimin dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE. Të dy vendet janë partnerë të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e tyre në punën time dhe pres me padurim bashkëpunimin tonë të në të ardhmen”, ka deklaruar ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Lajçak po ashtu përmendi edhe takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.