Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Davos gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror presidentin serb Aleksandar Vuçiç, me të cilin ka biseduar për hapat e ardhshëm të bisedimeve.
Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social X, u shpreh se ka pasur një diskutim të rëndësishëm me presidentin serb. Kisha një diskutim të rëndësishëm me presidentin e Republikës së Serbisë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, shkroi Lajçak në X.