Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
Për miratimin të këtij projektligji votuan 61 deputetë nga mazhoranca, derisa dritë e gjelbër iu dha edhe disa amendamenteve të këtij projektligji.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar, gjithashtu, në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Deputetët e mazhorancës me 60 vota “Për” dhe një abstenim kanë kaluar Ligji për Pagën Minimale, ku parashihet që paga minimale të jetë 264 euro.
- Advertisement -
Në momentin e votimit të projektligjin nuk ishin të pranishëm deputetët e partive opozitare.