Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca plenare.
Në seancën e parë do të jetë adresimi i presidentes Vjosa Osmani Sadriu, derisa në seancën e dytë do të jetë “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025”, ka njoftuar Kuvendi.