Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kuvendi ende në ngërç – sot përpjekja e 15-të për konstituim
Lajme

Kuvendi ende në ngërç – sot përpjekja e 15-të për konstituim

Published 13/05/2025
Share
SHARE

Pavarësisht se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit tashmë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, seanca konstituive pritet të vazhdojë sot në orën 10:00 – kësaj radhe për të pesëmbëdhjetën herë me radhë.

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit janë shndërruar tashmë në një betejë të gjatë politike e juridike, me interpretimet që përqendrohen sidomos rreth nenit 113 të Kushtetutës. Ky nen i jep të drejtë të paktën dhjetë deputetëve që, brenda afatit prej tetë ditësh nga marrja e një vendimi në Kuvend, të kërkojnë shqyrtimin kushtetues të tij nga Gjykata Kushtetuese.

Në këtë frymë, Kushtetuesja ka pranuar tashmë kërkesën për interpretimin e ligjshmërisë së votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – kërkesë që ka ardhur në një kohë kur procesi i votimit tashmë është në zhvillim.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), interpretime të mëhershme të vetë gjykatës kanë përcaktuar se termi “vendim” përfshin jo vetëm aktet e miratuara formalisht, por edhe çdo veprim që prodhon pasoja juridike në praktikë.

- Advertisement -

“Gjykata Kushtetuese ka afat 60-ditor për të vendosur nëse kërkesa është e pranueshme dhe e bazuar, si dhe nëse ka pasur shkelje të Kushtetutës,” tha Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI.

Megjithatë, jo të gjithë ndajnë këtë qëndrim. Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thekson se, në mungesë të një vendimi të miratuar nga Kuvendi, nuk mund të flitet për shkelje të qartë kushtetuese.

“Pa një akt të miratuar nuk mund të flitet për ndërhyrje të menjëhershme nga gjykata, qoftë edhe përmes masave të përkohshme,” u shpreh ai.

Përtej interpretimeve ligjore, analistët politikë pohojnë se çështja ka kaluar dimensionin kushtetues dhe se tanimë zhbllokimi i Kuvendit varet nga vullneti i subjekteve politike.

“Kuvendi nuk mund të zhbllokohet vetëm përmes Kushtetutës – duhet vullnet politik për kompromis,” deklaroi analisti Dorajet Imeri.

- Advertisement -

Blerim Canaj, analist tjetër politik, paralajmëron se mungesa e këtij vullneti mund ta çojë vendin drejt një tjetër cikli zgjedhor.

“Zgjidhja është politike. Por duket se nuk ka gatishmëri nga ana e ish-partisë në pushtet për të lëshuar pe. Në këtë situatë, zgjedhjet mbeten skenari më i mundshëm,” theksoi ai.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë në një gjendje të zgjatur bllokade, ku çdo tentim për zgjidhje kalon më parë nëpër filtrin e interpretimeve kushtetuese – duke e lënë Gjykatën Kushtetuese si arbitrin e fundit në këtë përplasje të stërzgjatur politike.

- Advertisement -
KosPress Portal 13/05/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?