Pretendimet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mund të jetë zgjedhur në krye të shtetit me dy vota jo të ligjshme, i ka hedhur poshtë sot me aktgjykim, Gjykata Kushtetuese.
Kjo pasi pretendimet ishin se në raundin e parë të votimit për presidenten, kanë marrë pjesë në votim 81 deputetë.
Në bazë të ankesës së dorëzuar nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBEK), nëse Kushtetuesja do të anulonte mandatet e dy deputetëve të pakicës rome, do të rezultonte se në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë dhe në këtë mënyrë nuk do të kishte pasur kuorum për fillimin e zgjedhjes se presidentes.
Ndonëse këto pretendime i pati mohuar ditë më parë edhe Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidencës, një gjë të tillë ë vërtetoi sote dhe Gjykata Kushtetuese.
- Advertisement -
Kjo e fundit, njëzëri vendosi që kërkesën e parashtruar nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), ta deklarojë të papranueshme. Kjo, si rezultat i mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj.
Kurse kërkesën e parashtruar nga Partia Liberale Egjiptiane, ta deklarojë të pranueshme për shqyrtim në merita.
Ndërkohë, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të konstatojë se Aktgjykimi i 12 marsit 2021 i Gjykatës Supreme, nuk ka cenuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës, përkatësisht PLE-së, për t’u zgjedhur në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Sipas Kushtetueses, thelbi i konstatimit të aktgjykimit është se vota në Republikën e Kosovës është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. “Vota nuk mund të anulohet/shpallet e pavlefshme bazuar në përkatësi etnike të votuesit”, shkruan në atkgjykim.
“Gjykata njëzëri ka vendosur që… të konstatojë që ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe që në bazë të parimit të sigurisë juridike, nuk afekton të drejtat e palëve të treta”.
- Advertisement -
Më tej, aktgjykimi sqaron rrethanat e rasteve konkrete ndërlidhen me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura me 14 shkurt 2021.
Aty shkruan se dy kandidatët përfaqësues të subjekteve politike, PLE dhe PBREK, respektivisht dhe të cilët sipas rezultateve të certifikuara të zgjedhjeve parlamentare të lartcekura, nuk kishin arritur të fitojnë vende në Kuvend, pretendojnë që të drejtat e tyre zgjedhore janë cenuar si rezultat i vendimeve përkatëse të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykatës Supreme.
Këto dy instanca, parashtruesit përkatës (PLE dhe PREBEK) i kontestojnë para Gjykatës duke pretenduar shkelje të paragrafit 4 të nenit 58 [Përgjegjësitë e Shtetit], nenit 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] dhe nenit 64 [Struktura e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
- Advertisement -
“Për sa i përket njërit nga kandidatët e lartcekur, përkatësisht parashtruesit të kërkesës, PREBK, e të përfaqësuar para Gjykatës nga Albert Kinolli, Aktgjykimi sqaron që i njëjti nuk i ka shteruar mjetet juridike të përcaktuara me ligj, nuk i ka apeluar vendimet e PZAP-së të 7 dhe 10 marsit 2021, në Gjykatën Supreme”, shkruan në aktgjykimin e Kushtetueses.
“Ndërsa për sa i përket parashtruesit tjetër të kërkesës, përkatësisht PLE, e të përfaqësuar para Gjykatës nga Veton Berisha, Aktgjykimi sqaron që i njëjti konteston Aktgjykimin e Gjykatës Supreme vetëm sa i përket refuzimit për anulimin/shpalljen e pavlefshme të fletëvotimeve në vendvotime të saktësuara në komunat e Kamenicës, Graçanicës dhe Mitrovicës së Veriut”.
Megjithatë, Gjykata vëren se vendimin plotësues të PZAP-së të 10 marsit 2021, që kishte vendosur përkitazi me Mitrovicën e Veriut, parashtruesi i kërkesës nuk e kishte apeluar në Gjykatën Supreme, duke dështuar për pasojë t’i shterojë mjetet juridike të përcaktuara me ligj.