Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka shkelur nenin e katërt të propozimit të Bashkimit Evropian, pasi është zotuar se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Kryeministri Kurti, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim.
Kurti u shpreh në Twitter se “Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”.