Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti: UÇK-ja, shkëndija që ndryshoi mendimin politik të Kosovës
Lajme

Kurti: UÇK-ja, shkëndija që ndryshoi mendimin politik të Kosovës

Published 05/03/2025
Share
SHARE

Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës në nisjen e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se sot, ndajnë 27 mote prej ngjarjes më të lavdishme të historisë së Kosovës.

“Ngjarje që përmblidhet nën fjalën Epope, krejt sikurse emri që i është vënë na e ka ritmuar historinë tonë bashkëkohore për më shumë se një çerek shekulli. Kjo do të thotë se na ka përcaktuar ritmin e mendimit politik dhe jo vetëm. Emrat Shaban, Adem e Hamëz janë kthyer në absolutët tanë. Gratë e familjes Jashari janë bërë simboli i marrëdhënies mes gruas së popullit autokton. Fëmijët e familjes Jashari janë tashmë simboli më i madh i masës historike të flijimit të popullit tonë”, tha Kurti.

Ai tha se në atë lëndinën e Prekazit, emrat Jashari e të tjerët që prehën me ta, janë emrat absolut të lirisë, e në atë datë kur lindi Ademi i madh, në datën më historike të shqiptarëve, 28 Nëntorin, shpallet edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas kreut qeveritar, na takon si popull e shoqëri, në qeverisje e zhvillim të ruajmë ritmin e bërjes së historisë.

- Advertisement -

“Distanca jonë kohore prej këtyre ditëve shembullore mbushi kohën e pjekurimit të një brezi. 27 vjeçarët e sotëm, kanë lindur në motin e Epopesë. Çfarë themi kur Epopeja na ka përcaktuar një ritëm, ç’është ky ritëm? E gjejmë në fjalët e bacës Rifat në 25 vjetorin e Epopesë përpara trupës së ushtrisë tonë kur tha, -“Mbi luftën e gjakun, të gjemë një gjuhë të përbashkët.” Në Kuvend, po baca Rifat e artikuloi edhe më tej. -“ Të jemi të një gjuhe, për t’u ndarë një herë e mirë prej Serbisë, e pastaj kemi kohë të merremi me të gjitha të tjerat”, citoi Kurti fjalën e Rifat Jasharit.

Tutje ai tha se beson që në mandatin e tyre qeverisës, përcaktimin më të lartë e kanë pasur në zhvillimin e kësaj linje, në mbajtjen e këtij ritmi. “Shtet si sovranitet për liri të popullit në territor me integritet”.

Kryeministri në këtë mbledhje solemne, tha se Epopeja e UÇK-së ka vetëm një adrese, lirinë nga pushtuesi serb, dhe vetëm një horizont, bashkimin.

“E meqë ka adresë dhe horizont, ngjarja e madhërishme e marsit 1998 është ngjarje e përkryer, një ngjarje e përkryer që nuk na lejon asnjë hezitim asnjërit. Nuk mund të jemi njësh me vetën, nëse nuk i qëndrojmë atij përcaktimi. Emri Epope, për një ngjarje të tillë nuk është emri vetëm për ato tri ditë, por për tërë kohën liridashëse e shtetformuese”, tha kryeministri.

KosPress Portal 05/03/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?