Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti: Suksesi në veri nxit nervozizëm dhe agresivitet nga Beogradi
Lajme

Kurti: Suksesi në veri nxit nervozizëm dhe agresivitet nga Beogradi

Published 02/12/2024
Share
SHARE

Kryeministri Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, tha se sukseset për të vendosur rend e ligj në veri kanë rritur nervozën e agresivitetin në Beograd. Ai tha se deri tash janë zbuluar 12 lokacione apo depo të armatimit në katër komunat e veriore.

“Kjo po vazhdon, dikur për çdo muaj, më pastaj për çdo javë e tash për çdo ditë. Janë mbyllur komunat ilegale të Serbisë. Organizatat kriminale “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e veriut” i kemi shpallur organizata terroriste me 29 qershor të vitit të kaluar dhe është eliminuar ndikimi i tyre si organizata në veriun e Kosovës. Kjo nuk do të thotë që nuk ka elemente kriminale ende atje. Pas 24 vjetësh në katër komunat e veriut janë hapur e funksionalizuar zyrat e regjistrimit të bizneseve e kadastrave, janë mbyllur 6 filiale të bankave të Serbisë”, vazhdoi kryeministri.

Ai tha se gjithnjë e më shumë qytetarë po bashkëpunojnë me shtetin e Kosovës.

“Mbi 4 mijë qytetarë serbë të Kosovës i kanë dorëzuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia e janë pajisur me targa RKS e mbi 6 mijë qytetarë janë pajisur me patentë-shofer të Kosovës, e ky sukses i shtetit e rriti nervozen e agresivitetin në Beograd”, tha kreu qeveritar.

- Advertisement -

Kryeministri tha se nuk mund të kritikohet për mungesë njohjesh, sepse nuk i kishin pretime.

“Sa i përket politikës së jashtme kemi kaluar me sukses Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e kemi avancuar statusin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kemi aplikuar për anëtarësim në BE dhe jemi anëtarësuar në 10 organizata ndërkombëtare. Jemi kritikuar pse nuk kemi njohje të reja, por duhet ta kuptoni një gjë as liberalizimin e vizave as njohjet e reja nuk i kemi dhënë premtime në fushatë”,tha ai.

U kërkoi deputetëve të dëgjojnë fjalimin e tij, sepse e thirrën vetë debatin e tha se po flet për katër vjet qeverisje e jo për katër javë.

“Kemi ofruar punë për gazetarët ukrainas e kemi pranuar 1961 refugjatë nga Afganistani me kërkesë të SHBA-së. Nuk është në rregull të qeshni kur flasim për refugjatë”, u tha kryeministri opozitarëve.

KosPress Portal 02/12/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025
Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025
Lajme

Mitrovica e Veriut: Kapen armë dhe uniforma, Svelça fajëson Serbinë për përfshirje

08/05/2025
Lajme

BE alarmon për ngërçin në Kosovë: Institucionet të formohen urgjentisht

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?