Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti: Serbia, përgjegjëse për krimet dhe gjenocidin që ka ndodh në Kosovë
Lajme

Kurti: Serbia, përgjegjëse për krimet dhe gjenocidin që ka ndodh në Kosovë

Published 10/05/2023
Share
SHARE

“Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk parashkruhen e as nuk vjetrohen asnjëherë. Kriminelët e luftës dhe urdhërdhënësit e tyre duhet nxjerrë para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti vizitoi Drejtorinë e porsathemeluar për Hetimin e Krimeve të Luftës, që në të kaluarën ka qenë në nivel sektori.

Sipas strukturës së re organizative, drejtoria parashihet të ketë 41 zyrtarë hetues.

U vlerësua struktura e re organizative e miratuar e Policisë së Kosovës, me të cilën ky sektor, që ka vepruar me gjithsej 19 zyrtarë hetues, është ngritur në nivel të drejtorisë, dhe në nivelin hierarkik dhe funksional është lidhur drejtpërdrejt me Departamentin Qendror të Hetimeve.

- Advertisement -

“Nuk ka më prioritet se e vërteta dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës, jo veç për këtë brez, por edhe për brezat e ardhshëm”, tha Kurti.

Duke i falënderuar për punën dhe angazhimin, ai ofroi mbështetjen e plotë për drejtorinë e re, ndërsa veçoi rëndësinë e zbatimit të ligji për gjykimin në mungesë si dhe Ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend.

Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, kryeministri tha se duhet shtuar angazhimi i përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë.

Ai theksoi rëndësinë e adoptimit të deklaratës për personat e zhdukur, me të cilën pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Veçoi dakordimin për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”.

- Advertisement -

Po ashtu, theksoi dakordimin për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varrezave masive potenciale në territorin e Serbisë.

Në takimin e përbashkët me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtorin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, i emëruar së fundmi, Bashkim Spahiu, hetuesit dhe zyrtarët e kësaj drejtorie, u ritheksua zotimi i Qeverisë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës.

Përderisa që nga nesër do të fillojnë punën 15 hetues të rinj, procesi i rekrutimit do të vijojë deri në plotësimin e totalit të zyrtarëve të planifikuar me strukturë, pra 41 sosh.

- Advertisement -
KosPress Portal 10/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses
Lajme 19/05/2025
Këngë proteste ndaj Përparim Ramës: ‘Bërllok, beton-beton’ për kaosin urban (VIDEO)
Roze 19/05/2025
Kaja Kallas në vizitë zyrtare në Kosovë këtë javë
Lajme 19/05/2025
Përpjekja e 18-të për Kuvend: Çfarë do të ndodhë më pas?
Lajme 19/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses

19/05/2025
Lajme

Kaja Kallas në vizitë zyrtare në Kosovë këtë javë

19/05/2025
Lajme

Përpjekja e 18-të për Kuvend: Çfarë do të ndodhë më pas?

19/05/2025
Lajme

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare

18/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?