Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për media në lidhje me presionin ndërkombëtar për të pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kurti u shpreh qartë se një asociacion një etnik nuk është i mundur në një Kosovë shumetnike, pasi sipas tij, kur u shpall pavarësia, Kosova nuk u cilësua si një vend shqiptar.
Andaj, duhet të kemi të qartë ne dhe bashkësia ndërkombëtare se “Një asociacion një etnik nuk është i mundshëm në një Kosovë multietnike. Kur e kemi shpallur pavarësinë para 15 vjetësh thoshin se ndonëse Kosova me mbi 90 për qind shqiptarë s’bën të cilësohet shqiptar”, u shpreh kryeministri.
I pyetur nga gazetarët nëse i sheh zgjedhjet si referendum për asociacionin, Kurti u përgjigj se nuk mund të vendosë Serbia për politikën e brendshme në Kosovë.