Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të raportojë sot në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Miratimi i këtij mocioni të propozuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është bërë pas një debati të ashpër në mes të deputeteve të pozitës dhe opozitës.
Të parët kërkonin që debati të bëhet një ditë tjetër, kurse të dytët kishin këmbëngulur që debati të bëhet sot.
Në fund, deputetja e VV-së, Mimoza Kusari- Lila, ka bërë me dije kryeministri Kurti është i gatshëm të vijë Kuvend për raportim nga ora 13:00 deri në orën 16:00.
- Advertisement -
Vetëm pas këtij njoftimi është miratuar mocioni i opozitës.