Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit.
Në mbledhjen e qeverisë ai tha se patriotë në Republikën e Kosovës është rreshteri Afrim Bunjaku, i cili u vra vitin e kaluar në Banjskë.
“Patriotë në Republikën e Kosovës është rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë. Patriotë janë 23 pjesëtar të policisë të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtrimin për shërbim deri në sakrificë. Këtë javë, më 26 korrik për të tretin vit radhazi e shënojmë si ditë memoriale të policëve të rënë në krye të detyrës, datë kjo që përkon me rënien e një patrioti tjetër, heroit Enver Zymberi që u vra në Zubq të Zubin Potokut në vitin 2011”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Ai tutje e ripërsëriti thirrjen te organet përgjegjëse për zbardhjen e gjitha këtyre rasteve dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë.