Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se nuk e kupton pse marrëveshja e Ahtisaarit nuk është e mjaftueshme për asociacion, kur ajo mbron shumë të drejta të pakicave serbe në Kosovë. Kështu ai është shprehur ai në një intervistë për gazetën gjermane “Der Standard”, teksa u pyet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kurti ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon të themelohen shoqata të bazuara në kritere etnike, pasi edhe paragrafi i parë i planit të Ahtisaarit thotë se Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike.