I pari i ekzekutivit Albin Kurti, tha se pret që ndërmjetësuesit e dialogut me Serbinë t`i përmbahen propozimit evropian dhe të mos fokusohen në interesat e njërës palë, duke folur për takimin që pritet të mbahet më 27 shkurt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Për Asociacionin, ai tha se janë pesë fjali të preambulës me 10 nene, duke shtuar se beson që do t’i përmbahen propozimit që kanë marrë dhe jo interesit të njërës palë.
Kurti foli edhe për akuzat e deputetit Haki Abazi. Ai tha se ato janë të pavërteta dhe të pasakta. “Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësisë. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë Kryeministri.