Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme

Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Published 15/05/2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë 2025, Nathalie Loiseau, e cila i dorëzoi atij raportin përfundimtar të misionit për zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka falënderuar Misionin e BE-së për angazhimin dhe kontributin në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, duke vlerësuar rëndësinë e rekomandimeve që përmban raporti për përmirësimin e mëtejshëm të standardeve demokratike në vend.

Gjatë takimit, Kurti ka ngritur disa çështje me rëndësi që lidhen me procesin zgjedhor, si mungesa e verifikimit të premtimeve elektorale nga gazetarë hulumtues profesionistë, transparenca e financimit të fushatave zgjedhore, dhe stërzgjatja e procesit të numërimit të votave.

Një vëmendje të veçantë i është kushtuar konstatimit të Misionit për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje, përfshirë përhapjen e dezinformatave nga media ruse me bazë në Serbi, si “RT Balkans” dhe “Sputnik Srbija”, të cilat, sipas raportit, kanë shpërndarë mbi 60 artikuj me qëllim ndikimin në opinionin e komunitetit serb në Kosovë. Kurti i cilësoi këto përpjekje si kërcënim serioz për integritetin e zgjedhjeve dhe stabilitetin demokratik të vendit.

- Advertisement -

Në takim u vlerësua lartë sjellja e qytetarëve gjatë zgjedhjeve, duke theksuar një proces të qetë dhe demokratik pa incidente të theksuara.

Kryeministri Kurti ritheksoi angazhimin e Qeverisë për të adresuar të gjitha rekomandimet e raportit dhe për të punuar në forcimin e institucioneve zgjedhore në të ardhmen.

KosPress Portal 15/05/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Barcelona fiton La Ligan: Festa nis në Kataloni!
Sport 16/05/2025
Nga NATO te BE: Rama hap turin e takimeve me liderët ndërkombëtarë
Lajme 16/05/2025
Shtëpia e Evropës, e zbukuruar nga fëmijët, hap dyert për liderët – Rama në pritje
Lajme 16/05/2025
Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme 15/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Nga NATO te BE: Rama hap turin e takimeve me liderët ndërkombëtarë

16/05/2025
Lajme

Shtëpia e Evropës, e zbukuruar nga fëmijët, hap dyert për liderët – Rama në pritje

16/05/2025
Lajme

Dialog politik te presidentja, synohet zhbllokimi i Kuvendit

15/05/2025
Lajme

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn

14/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?