Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti pranon letër nga Macroni, Scholzi e Meloni para takimit në Bruksel
Lajme

Kurti pranon letër nga Macroni, Scholzi e Meloni para takimit në Bruksel

Published 26/02/2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, lidhur me takimin e së hënës në Bruksel dhe propozimin evropian.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të Kurtit sa i përket propozimit evropian.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit evropian është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives evropiane të vendit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja.

Në letrën e përbashkët të treshes është kërkuar edhe implementimi i obligimeve të marra nga palët në dialog, përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

- Advertisement -

“Ne mirëpresim deklarimet e juaja të fundit publike, ku keni konfirmuar se jeni të gatshëm ta pranoni propozimin evropian për ‘marrëveshje bazë’. Ne besojmë se tash është nevojë urgjente për të krijuar rrugën para me synim për të konkluduar këtë marrëveshje dhe të siguroheni implementimin mbi bazat e tekstit që jeni pajtuar. Në konkludimet e veta më 9 shkurt, Këshilli Evropian ka shprehur përkrahjen për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës ta implementojnë, plotësisht dhe pa kushte, obligimet e marra në dialog, përfshirë edhe marrëveshjet nga vitet 2013 dhe 2015 për krijimin e një Asociacioni/Komuniteti të komunave me shumicë serbe. Hapat e implementimit që qëndrojnë para nesh duhet të pasqyrojnë këtë qasje politike, duke siguruar se si ‘Marrëveshja Bazë’ dhe po ashtu obligimet e mbetura nga dialogu të adresohen në mënyrë adekuate dhe pa vonesa. Ne shikojmë para që të dyja të fliten në takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel më 27 shkurt 2023. Ne llogarisim në lidershipin e juaj që në mënyrë konstruktive të përpiqeni për një zgjidhje të shpejtë dhe implementim të kësaj marrëveshje. Ne jemi të bindur se është e rëndësisë së madhe për përfitimet e përgjithshme për qytetarët e juaj, për një zhvillim paqësor dhe prosperues të rajonit dhe për avancim të perspektivës evropiane të shtetit tënd”, thuhet në letër.

KosPress Portal 26/02/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025
Eurovision 2025: Shqipëria siguron vendin në finale
Arte Roze 14/05/2025
Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin
Lajme 14/05/2025
Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?
Sport 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA

14/05/2025
Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin

14/05/2025
Lajme

Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi

13/05/2025
Lajme

Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?