Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas shumë refuzimeve ka thënë sot në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës se pranon marrëveshjen e asociacionit por ka 6 kushte.
“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato. Pra normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.
Edhe pse ka qenë një ndër zërat më kritik për marrëveshjen e asociacionit, Kurti ka dalë sot përpara parlamentit të Kosovës, duke thënë se ka 6 kushte për marrëveshjen.
Por, ashtu sikurse në Prishtinë edhe në Beograd është duke u zhvilluar një seancë plenare për Kosovën, ku Vuçiç po jep llogari për planin franko-gjerman ndërsa Kurti për asociacionin. Opozita e Kosovës e ka cilësuar këtë një sinkron të Vuçiç me Kurtin.