Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti për të zhdukurit: Serbia nuk ka vullnet për epilogun e çështjes së të pagjeturve
Lajme

Kurti për të zhdukurit: Serbia nuk ka vullnet për epilogun e çështjes së të pagjeturve

Published 30/08/2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti pas homazheve te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, ka thënë se Serbia nuk ka vullnet për epilogun e çështjes së të pagjeturve.

“Pjesa dërrmuese, afër 94% të të zhvarrosurve janë në muajt e parë pas rrëzimit të Millosheviqit dhe më pastaj nuk ka pasur vullnet në Serbi për gërmime të mëtutjeshme. Në Kosovë i kemi 2800 gërmime në 25 vjet liri. Ndërkaq në Serbi janë vetëm këto 5 varreza masive”, ka thënë ai.

Kurti më tutje ka kërkuar vëmendjen ndërkombëtare për ndryshimin e vendimit të mbylljes së arkivave të “Brigadës 37”, e cila njihet si një nga kryerësit kryesor të krimeve në Drenicë e më gjerë.

“Sivjet janë bërë 20 vjet prej kur në krye të Komisionit për personat e pagjetur në Serbi ndodhet Veljko Odalovic, i cili ka qenë njeriu kryesor i Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë. Merreni me mend, ai që do të duhej të ishte në bankën e të pandehurve, të ketë gjykim të drejtë dhe ndëshkim të merituar, sot udhëheq komisionin për persona të zhdukur në Serbi. Sikur kjo të mos mjaftonte, në vitin 2014, pra para 10 vjetësh, arkiva e ‘Brigadës 37’ të motorizuar të ushtrisë jugosllave është klasifikuar me vendim në Serbi, kjo i bie që nuk do të hapet deri në vitin 2044. A duhet të presim ne edhe 20 vjet që të hapet kjo arkivë?”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Kryeministri ka përmendur punët që po kryhen nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, teksa ka thënë se sikur të punohej nga institucioni i njëjtë serb, procesi do të ishte më i lehtë.

“Këto ditë janë duke u bërë gërmime vlerësuese në 13 lokacione në Kosovë. Ankthi i familjeve është i madh, pikëllimi i tyre i thellë, mirëpo qëndrueshmëria e tyre është e lartë dhe ne i kemi borxh që me gjithë dijeninë, mundësitë e aftësitë tona të bëjmë gjithçka që të zbardhet fati i të pagjeturve”, ka deklaruar ai.

KosPress Portal 30/08/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn

14/05/2025
Lajme

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore

14/05/2025
Lajme

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA

14/05/2025
Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin

14/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?