Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se takimi me shefin e CIA-s, William Burns, ka shkuar shumë mirë.
“Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, deklaroi Kurti sot kur e pyet para gazetarëve gjatë përurimit të renovimeve në Klinikën Emergjente në QKUK.
Tutje ai shtoi se kjo është edhe një ë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-të dhe të paqes e stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Krei i qeverisë sonë takimin me shefin e CIA-s e mbajti të premten e kaluar.