Komiteti për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.
Kryeministri Albin Kurti këtë e cilësoi si të arritur të madhe për Kosovën, për të cilën u lëvdua se është bërë punë e madhe.
Shefi i qeverisë theksoi se është lajm i mirë për Evropën, pasi sipas tij, Rusia jashtë e Kosova do të jetë brenda.
“Është një rritur e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Kosova ka bërë dy vite e gjysmë pa u ndalur, më në fund në këtë pranverë po tregon se do të kurorëzohet me sukses, ky është vetëm hapi i parë në pranverë, hapi tjetër vie në mes të prillit kur do të votohet në asamblenë parlamentare, hapi përmbyllës është në këshillin e ministrave në maj”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.
- Advertisement -
“Përtej kësaj është tejet lajm i mirë për Evropën, për kombin shqiptar për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike dhe historike, Federata Ruse është jashtë e Kosova po hyn brenda, është një mirënjohje dhe mirëkuptim i madh për qytetarët e vendit tanë”.
“Besoj që me këtë njëkohësisht po bëjmë hapa drejt integrimit evropian, synimi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, ne do të jemi pranë shteteve mosnjohëse të cilat në këtë mënyrë do të kenë një argument që ta bëjnë dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës”.