“SHBA’në e kemi partner kyç që do ta konsultojmë gjithmonë”, kështu ka deklaruar kryeministri I Kosvës Albin Kurti në një intetvistë për gazetën “Financial Times”.
Kurti ka shpërndarë në Twitter një pjesë të intervistës në të cliën ndër tjerash ka folur edhe për masat që Amerika ka shpallur ndaj Kosovës, për të cilat i pari i Qeverisë ka thënë se sanksione të tilla janë të panevojshme dhe se Serbia është ajo që duhet të sanksionohet.
“Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë”, ka deklaruar Kurti.
“Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, kështu që ndoshta ata duhet të [marrin] sanksione”.
- Advertisement -
Duke e cilësuar “mikun, aleatin dhe partnerin kryesor” të Kosovës, Kurti ka thënë se ishte në kontakt të përditshëm me ambasadorin amerikan në Prishtinë.
“Unë e pranoj dhe e di se sa i përket qasjeve të ndërmarra kemi pasur një dallim të vogël, por sinqerisht nuk ndjej se çfarëdo lloj sanksioni [ndaj] Kosovës. . .është masa e duhur”, ka thënë ai.
Kurti po ashtu ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të zhvillonte një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nëse ai do të ndërmjetësohej nga Brukseli. Ai gjithashtu përshëndeti vendosjen e më shumë trupave të NATO-s për të shuar dhunën, duke thënë: “Unë kam bërë thirrje për më shumë ushtarë të NATO-s që nga viti i kaluar.”/21Media
A pleasure to talk w/ @FinancialTimes today in Bratislava, shortly after Commission President @vonderleyen unveiled a plan for WB to be closer to the Single Market. I reiterated that despite having had a difference in approach, the 🇺🇸 is a key partner who we will always consult. pic.twitter.com/4C1anJmvY6
— Albin Kurti (@albinkurti) May 31, 2023
- Advertisement -