Aktualisht është duke u mbajtur takimi i Kryeministrit Albin Kurtit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në pamjet e fillimit të takimit, të cilat i ka dërguar zyra e kreyministrit, Kurti dëgjohet tek u flet emisarëve për vendimin e kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, për të emëruar nënkryetare të Komunës, Slagjana Pantoviqin.