Kryeministri Albin Kurti, në fjalimin në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, ka thënë se Kosova është e përkushtuar, konstruktive dhe kreative në dialogun Kosovë-Serbi.
Albin Kurti ka thënë se Marrëveshja Bazë është një avancim. Ai ka folur edhe për të drejtat e pakicave në Kosovë.
“Mendojmë se Kushtetuta ofron kornizë të mirëfilltë për të respektuar të drejtat e pakicave dhe për t’i fuqizuar ato”, ka thënë Kurti.
Ai u shpreh se shpreson edhe që nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza si gjithë qytetarët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
- Advertisement -
Ai po ashtu, ka folur edhe për aplikimin e Kosovës në fund të vitit të kaluar për statusin e shtetit kandidat të BE-së.