Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti në CNN: Kosova sukses i NATO-s, kjo shqetëson Beogradin e Kremlinin
Lajme

Kurti në CNN: Kosova sukses i NATO-s, kjo shqetëson Beogradin e Kremlinin

Published 30/05/2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, gjatë intervistës në CNN, u pyet edhe për marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës e Serbisë, në lidhje me formimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

I pyetur se përse një gjë e tillë nuk po ndodhë edhe tani pas dhjetë vjetësh, Kurti tha se Kosova ka një marrëveshje me Serbinë tani e cila quhet ‘Marrëveshja Bazike’.

Ai tha se Presidenti i Serbisë dhe vetë ai, në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Borrell dhe emisarit të posaçëm për dialogun, Lajçak, janë dakorduar për tekstin që ka 11 nene, 6 pika në preambulë.

“Kemi marrëveshje”, tha Kurti. Ai tha se pjesë e marrëveshjes është edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë, nga paraardhësit e tij në këtë detyrë.

- Advertisement -

“Janë 39 të gjitha bashkë prej të cilave dy, ndërlidhen me Asociacionin, të cilat megjithatë, nuk  kanë kaluar testin nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, tha kryeministri Kurti në këtë intervistë prej tetë minutash.

Ai tha se dëshiron që komuniteti serb të ketë vetëmenaxhim ashtu siç parashikohet në pikën shtatë të “Marrëveshjes Bazike”. Kryeministri tha se nuk po neglizhon dhe nuk i mohon marrëveshjet e  dakorduara më parë por kjo nuk është e vetmja.

“Ne kemi nevojë për një plan për rrugë zbatimi për tërë marrëveshjen e arritur në shkurt të këtij viti”.

I pyetur se përse serbët i kanë bojkotuar zgjedhjet dhe se përse ata ndjehen të mos përfaqësuar, Kurti tha se komuniteti serb në Kosovë përbën 4 % të popullatës.

“93% janë shqiptarë dhe pjesa tjetër prej 3% janë minoritete të tjera si romë, boshnjakë, turq, egjiptianë e goranë”, tha Kurti, duke shtuar se “ne duam të jetojmë në një shoqëri shumë etnike”.

- Advertisement -

Megjithatë, ai rikujtoi se nuk mund të ketë një minoritet të privilegjuar sepse Beogradi vazhdon të vajtojë humbjen e Kosovës në vitin 1999, kur NATO intervenoi për të ndaluar gjenocidin e regjimit të Millosheviqit.

“Kosova është një tregim suksesi nga intervenimi i NATO-s. Kjo është ajo që i shqetëson të dyja, Beogradin dhe Kremlinin”.

KosPress Portal 30/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses
Lajme 19/05/2025
Këngë proteste ndaj Përparim Ramës: ‘Bërllok, beton-beton’ për kaosin urban (VIDEO)
Roze 19/05/2025
Kaja Kallas në vizitë zyrtare në Kosovë këtë javë
Lajme 19/05/2025
Përpjekja e 18-të për Kuvend: Çfarë do të ndodhë më pas?
Lajme 19/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses

19/05/2025
Lajme

Kaja Kallas në vizitë zyrtare në Kosovë këtë javë

19/05/2025
Lajme

Përpjekja e 18-të për Kuvend: Çfarë do të ndodhë më pas?

19/05/2025
Lajme

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare

18/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?