Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehi ngushëllime për sulmin e armatosur që ndodhi mëngjesin e 3 majit në një shkollë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd derisa uroi shërim të shpejt për të lënduarit.
Në këtë sulm të armatosur që u krye nga një nxënës 13 vjeç, tetë fëmijë dhe një roje u vranë.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Mbrëmjen e 3 majit sulmin edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu ngushëllime për të gjithë prindërit që humbën fëmijët e tyre derisa uroi shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit.
- Advertisement -
Në sulmin e armatosur në shkollën “Vladislav Ribnikar” e cila ndodhet në qendër të Beogradit, u plagosën gjashtë nxënës dhe një mësuese.
Pesë nga të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore ndërkohë që një fëmijë mbetet në gjendje kritike për jetën.
Sulmuesi u arrestua në vendin e krimit.