Me rastin e Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka parë për së afërmi kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka folur për nënshkrimin për hapje të fabrikës për prodhim të municionit. Kurti tha se në qeverisjen e tij ka pasur dyfishim të ushtarëve.
“Në qeverinë tonë ka pasur dyfishim të ushtarëve, trefishim të buxhetit, katërfishim të trajnimeve dhe shumëfishim në armatim. Forca jonë po forcohet vazhdimisht dhe më këtë edhe Republika e Kosovës”, shtoi ai.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se është hap me rëndësi, plotësimi i infrastrukturës për FSK-në.
- Advertisement -
“Këtë ditë po e shënojmë me një hap të rëndësishëm në plotësimin e infrastrukturës për FSK-në, në fillimin e industrisë ushtarake që është një komponentë me rëndësi për qëndrueshmëri shtetërore në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”, theksoi Maqedonci.