Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se masat që masa që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuarnë Bashkimin Evropian.
Ai tha se kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe sipas tij, këto masa duhet të largohen, njofton Klankosova.tv.
“Masa që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian sidomos edhe me planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialog të reformave në Bashkimin Evropian, në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”.
“Pas një dekade stagnimi zgjerimi i Bashkimit Evropian është kthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në dhjetor 2023 samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor rikonfirmoi të ardhmen e rajonit tonë në Bashkimin Evropin. Më 15 dhjetor 2022 në Pragë të Republikës Çeke e cila po e mbante presidencën asokohe ne dorëzuam aplikacion për anëtarësim në Bashkimin Evropian, besojmë që ky anëtarësim duhet të jetë i bazuar në meritokraci”, është shprehur Kurti.