Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në Zvicër ku në Zurich ai po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Dita e shkathtësisë së biznesit”.
Kurti ishte folës kryesor në këtë konferencë, me ç’rast prezantoi progresin dhe potencialin e Kosovës, për investim.
Në fjalimin e tij, ai paraqiti të dhënat e indeksit të demokracisë, të cilat e paraqesin Kosovën si vendin më demokratik dhe biznes-konkurrues në Ballkanin Perëndimor, transmeton Klankosova.tv
“I nderuar t’i bashkohem konferencës ‘Business Agility Day’, për të shfaqur progresin dhe potencialin e Kosovës para 150 kompanive ndërkombëtare. Pata mundësinë të nënvizoja angazhimin tonë ndaj transformimit dhe inovacionit digjital, duke hapur rrugën për partneritete dhe rritje të reja” ka shkruar Kurti në X.
- Advertisement -
Në kuadër të kësaj konference, shefi i Qeverisë së Kosovës u takua me përfaqësues të kompanive të ndryshme ndërkombëtare.