Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti, ka kujtuar 26 vjetorin e masakrës në Likoshan dhe Qirez: Drejtësia për viktimat e gjenocidit të Serbisë është obligimi ynë
Lajme

Kurti, ka kujtuar 26 vjetorin e masakrës në Likoshan dhe Qirez: Drejtësia për viktimat e gjenocidit të Serbisë është obligimi ynë

Published 28/02/2024
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 26 vjetorin e masakrës në Likoshan dhe Qirez ku u masakruan 20 civilë të paarmatosur shqiptarë.

Kurti tha se kjo shënoi masakrën e parë të Serbisë ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovës, ku sipas tij, përpara se të hynin brenda forcat policore, fshatrat Likoshan dhe Qirez u sulmuan nga forcat e armatosura të Serbisë me helikopterë dhe makina ushtarake.

“Sulmi i forcave speciale serbe, me artilëri të rëndë, vazhdoi për 28 orë. U masakruan 20 civilë të paarmatosur shqiptarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16)”.

“Atë ditë, Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38) ranë dëshmorë në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe në Drenicë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Më tej, kreu i qeverisë tha se 26 vjet më vonë, as urdhërdhënësit e as ekzekutorët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit nuk janë dënuar, ku sipas tij, drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë “është obligimi ynë”.

“Flijimi i tyre është i monumentalizuar si sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës, shtetit tonë që duhet dhe që po përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më të fortë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit e Qirezit”, shkroi Kurti.

KosPress Portal 28/02/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?