Kurti ka thënë se Escobar është shumë i përfshirë dhe shumë aktiv, por sipas Kurtit duhet qenë të kujdesshëm dhe fer.
Ai tutje ka thënë se kushtet që ka paraqitur s’janë kushtet e tija apo mendimet e tija personale. Siç ka thënë Kurti për TRT janë vullneti i popullit të Kosovës dhe Kushtetuta që e ka shtyrë të thotë se Kosova ka nevojë për njohjen reciproke dhe vetëm pastaj mund të flitet për ndonjë lloj Asociacioni.
“Epo, z.Eskobar është shumë aktiv dhe shumë i përfshirë dhe e mirëpres këtë. Jemi takuar disa herë. Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi fer. Por ajo që po paraqes si kushte për çfarëdo lloj Asociacioni s’janë qëndrimet e mia arbitrare apo mendimet e mia personale.