Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti gjatë samitit në Seul: Kosova po e bën më të mirën për paqe e siguri
Lajme

Kurti gjatë samitit në Seul: Kosova po e bën më të mirën për paqe e siguri

Published 04/05/2023
Share
SHARE

Me ftesë të Federatës së Paqes Universale (UFP), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 që po mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

“Sfidat Bashkëkohore të Rendit Botëror: Drejt një Kulture Botërore të Paqes” është titulli i samitit në këtë vit. Kurti sot gjatë ditës së parë ishte pjesëmarrës në dy panele diskutimi.

Në sesionin e paradites, të titulluar “Drejt paqes në Indo-Pacifik”, ku ndër të tjerë ishin pjesëmarrës edhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Neët Gingrich, Kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë hyrëse në cilën u shpreh falënderues për ftesën dhe për mundësinë për të qenë pjesë e këtij samiti, veçanërisht në një kohë që çdo herë e më shumë po bëhet e qartë se vetëm paqja universale është paqe e qëndrueshme.

Ai veçoi dy trende që po dominojnë botën sot; liria, paqja dhe demokracia në njërën anë, dhe invazioni, lufta dhe autokracia në anën tjetër. Trende këto që janë shpërfaqur sidomos pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, dhe të cilat janë të pranishme edhe në rajoni indo-pacifik.

- Advertisement -

Si një prej rajoneve më dinamike dhe me rritjen më të shpejtë si në aspektin e numrin të popullatës ashtu edhe në fuqisë ekonomike dhe kapaciteteve ushtarake, rajoni indo-pacifik kap vëmendjen të gjithëve. Republika e Kosovës, u shpreh kryeministri Kurti, mbështetë zhvillimet paqësore në këtë rajon, duke theksuar se respektimi i integritet territorial, paqes dhe sigurisë janë vitale për paqe dhe prosperitet në botë.

Sipas një komunikate për media ai shtoi se Kosova admiron të arriturat e Koresë Jugore, Japonisë, Singaporit dhe Taivanit në fushën e digjitalizimit, teksa tha se kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet tjera si Australia, Zelanda e Re, Tailanda, Malajzia e pothuajse me të gjithë Ishujt Pacifik.

“Jemi të interesuar dhe të përkushtuar të punojmë në të ardhmen, mbi bazën e respektit reciprok dhe vlerave të përbashkëta, për të promovuar paqen, stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse.

Ndërkaq, gjatë pasdites, Kurti ishte panelist në diskutimin që në fokus kishte Evropën dhe Lindjen e Mesme, ku pati mundësi që të ndajë me të pranishmit këndvështrimin e tij sa i përket zhvillimeve dhe situatës në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Kosova po e bënë më të mirën e saj që në njërën anë të kemi paqe dhe siguri, dhe në anën tjetër të kemi liri dhe demokraci, pa pasur nevojë që të sakrifikojmë njërën për tjetrën. Prezantoi të arriturat kryesore të qeverisjes, me theks te zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit. Veçoi rritjen ekonomike mesatare në dy vitet e fundit, rritjen e të hyrave tatimore, të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, dhe përparimin demokratik, si dëshmi se demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah. Ai tha se në të kaluarën kemi parë raste të favorizimit të stabilitetit politik para reformave demokratike, gjë që si rezultat ka prodhuar autokratë që i frikësohen vetes teksa janë cinik ndaj të tjerë. “Një gabim i tillë nuk duhet të përsëritet”, u shpreh Kurti.

Ai po ashtu foli edhe për rolin dhe qëndrimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar këtu linjëzimin e qëndrimeve dhe politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen e përbashkët ndaj Rusisë pas agresionit të saj mbi Ukrainën, dhe për ndihmën që Kosova ka ofruar për qytetarët ukrainas, sikurse edhe për ata afganë. Si demokraci e re, ne e konsiderojmë obligim humanitar që t’i ndihmojnë ata që kanë më së shumti nevojë, por në të njejtën kohë edhe detyrë ndaj partnerëve dhe aleatëve tanë që t’i ndihmojë kur ata kanë nevojë, u shpreh kryeministri Kurti.

- Advertisement -

KosPress Portal 04/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?