Ai gjatë mbledhjes tha se për 2 vjet qeverisje shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të Kosovës.
Para kabinetit qeveritar të mërkurën, Kurti ka renditur të gjitha sukseset që sipas tij, kanë ndodhur gjatë dy vjetëve.
Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.
“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.
- Advertisement -
Në dyvjetorin e marrjes së detyrës, Kurti ka thënë se Kosova nën udhëheqjen e tij ka pasur ‘ringjallje’ dhe ‘rikthim’.
“Rritja mesatare ekonomike në këto dy vite ka qenë 7 për qind. Për dy vite buxhetit të shtetit i janë shtuar mbi 700 milionë euro, këto pa ndryshim të politikave fiskale. Por, vetëm si rezultat i qeverisjes së mirë”, është shprehur ai.
Kryeministri ka përmendur edhe sfidat, pandeminë Covid 19, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë.