Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar në lidhje me Asociacionin gjatë seancës së thirrur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka thënë se propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman, të cilin ai e ka pranuar, nuk i referohet veçanërisht Asociacionit. Por, ai e pranon se një nen i propozimit të pranuar, flet për marrëveshjet e mëhershme të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Plani kryesor nuk ka asnjë referencë të një Asociacioni, ai iu referohet marrëveshjeve të Brukselit, në tërësinë e tyre”, ka thënë Kurti.
Kurti thotë se më tutje do të lidhin shtrohen pyetje për Asociacionin në procesin e negociatave dhe se qëndrimi i tij është se formimi i tij mund të “konsiderohet”, nëse pranohen gjashtë kushtet që ai i ka zbuluar javën e kaluar në Kuvend.
- Advertisement -
“Tash hapi kryesor, e ku do të lindin pyetjet më serioze në ndërlidhje me Asociacionin, do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit. Aty qëndrimi im është: Asociacioni mund të konsiderohet, nëse plotësohet 6-pikëshi, apo gjashtë kushtet, parimet që i kam paraqitur këtu para jush, një javë më parë”, ka thënë Kurti.