Kryeministri Albin Kurti e ka falënderuar kryetarin e ri të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi për siç e ka quajtur ai “qëndresën e tij shembullore”, përkundër presionit të madh për të dalë nga zyra e tij nga shumë anë.
I pari i ekzekutivit po ashtu ka treguar se Lulzim Hetemi është vëllai i dëshmores Fatime Hetemi.
“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.