Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti: Do ta lartësojmë kujtimin për fëmijët e vrarë gjatë luftës
Lajme

Kurti: Do ta lartësojmë kujtimin për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Published 17/02/2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti mori pjesë në ndezjen e qirinjve në përkujtim dhe nderim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999, në Kosovë, organizim ky në kuadër t​ë​ agjendës shtetërore të 15-vjetorit të Pavarësisë, e që u mbajt para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Kurti tha se pavarësisht humbjeve, dhembjeve e vuajtjeve, ka shpresë për Kosovën dhe se kjo shpresë janë vetë fëmijet dhe i gjithë populli i Kosovës.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Të dashur fëmijë, urime Pavarësia e Kosovës, 15 vjetori i 17 shkurtit,

- Advertisement -

Këtu jemi bashkë më presidenten Vjosa dhe me kryetarin Glauk, edhe me ministra të Qeverisë, në këtë aktivitet që bashkë me juve tregon që pavarësisht humbjeve, dhembjeve, vuajtjeve tona, ne jemi bashkë, ne fitojmë, ka shpresë për vendin tonë dhe kjo shpresë jeni ju fëmijët e Kosovës, i gjithë populli i Republikës tonë.

Ju po e mbani nga një qiri në duart tuaja në këtë buzëmbrëmje dhe gjithsej i kemi 1133 qirinj, sepse secili prej këtyre qirinjve tregon për një fëmijë që është vrarë gjatë luftës e nuk është në mesin tonë.

Andaj, ne ata i kujtojmë dhe ne ata kurrë nuk do t’i harrojmë. Sakrifica e popullit tonë është e madhe, plagët e luftës janë të thella. Është e pafund dhimbja. Mirëpo, gëzimi e lumturia juaj nuk ka pikëllim që nuk e mund. Kur ne ju shohim juve zemra në bëhet mal, e mbushemi përplot gëzim e lumturi, sot e për të ardhmen.

Ju duhet të mësoni sa më shumë e sa më mirë, në bankat e shkollës, ta duani nënën e babain, mësuesen e arsimtarët, ta doni njëri-tjetrin, të luani bashkë, të lexoni sa më shumë dhe kësisoj presidentja, kryetari dhe unë jemi një urë për ardhmërinë e vendit tonë, të cilën ju do ta ndërtoni edhe më mirë se ne vet, edhe shumë më mirë se sa ata që ishin më herët, por gjithmonë duke mos i harruar ata të cilët kontribuuan, u vetmohuan dhe dhanë edhe jetën e tyre që ne të jetojmë të lirë, të pavarur e të gëzuar.

“Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë” do të jetësohet. Grupi punues kryesohet nga Saranda Bogujevci, e cila është nënkryetare e Kuvendit dhe e cila e ka mbijetuar masakrën e 28 marsit 1999, kur 7 fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç të familjes Bogujevci, Duriqi edhe Llugaliu, u patën pushkatuar në Podujevë nga njësiti policor serb “Shkorpionët”.

- Advertisement -

Të dashur fëmijë,

Të dashur qytetarë,

Ne do ta nderojmë edhe lartësojmë kujtimin për fëmijët e vrarë gjatë luftës, duke punuar pa u ndalur për ta avancuar lirinë dhe demokracinë, arsimin edhe shëndetësinë, mirëqenien edhe barazinë, drejtësinë por edhe mbrojtjen dhe sigurinë, ashtu që askush asnjëherë në të ardhmen të mos guxojë më t’i prekë fëmijët tanë, t’ju prekë juve.

- Advertisement -

Ju po rriteni bashkë me Republikën e Kosovës. Shumica e juve jeni më të rinj se sa Pavarësia e Kosovës, mirëpo unë ju dëshiroj shëndet e suksese e të jetoni shumë gjatë sikur Republika jonë, si pavarësia jonë. Përgjithmonë, përjetë!

Urime e gëzuar edhe një herë të gjithëve!

KosPress Portal 17/02/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?