Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel, për të diskutuar një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi
Lajme

Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel, për të diskutuar një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi

Published 27/02/2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pritet që pasdite të takohen në Bruksel për të diskutuar një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të dy udhëheqësit tashmë e kanë pranuar në parim një propozim evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por përfshinë përkushtimin e palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese.

Diplomatët perëndimorë presin që sot ata zyrtarisht t’i thonë po propozimit, që sipas zyrtarëve të BE-së është i panegociueshëm dhe të përfshihen në diskutime për zbatimin e tij. Perëndimorët ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit nënkupton përballje me sanksione.

Një zyrtar i lartë evropian tha gjatë javës se pranimi i propozimit nënkupton edhe pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është çështja më e diskutueshme në marrëveshjet e deritashme. Ai tha se propozimi paraqet po ashtu “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia.

- Advertisement -

Megjithëse pritet pajtimi zyrtar, vështirë që të hënën të hidhet ndonjë nënshkrim, i cili mund të ndodhë më vonë gjatë muajit mars, në praninë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë në prag të takimit se presin përparim në takim si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë po përballen me kritika në vendet e tyre për shkak të qëndrimit ndaj propozimit evropian. Një pjesë e opozitës në Serbi pohon se propozimi nënkupton njohje të Kosovës duke e akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për dështim në proces.

Presidenti serb tha të hënën para së të nisej për në Bruksel se “nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet e ’90-ta. Serbia do të ecë përpara sado e vështirë të jetë dhe ne do të arrijmë të luftojmë për të”.

Në Kosovë një pjesë e opozitës tha se ka shumë paqartësi që lidhen me takimin e së hënës dhe propozimi nuk siguron marrëveshjeve përfundimtare por krijim të një “status-quoje” të re.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti tha gjatë javës së kaluar se “aleatët e Kosovës e kanë hartuar propozimin si një paketë …. që përfshin gjithashtu njohjen de facto (nga Serbia)”.

Kosova pak ditë më parë kremtoi 15 vjetorin e pavarësisë që u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia. Që nga viti 2011 të dyja vendet janë përfshirë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat siguruan një sërë marrëveshjesh, por nuk përmbushën synimin kryesor të tyre – normalizimin e marrëdhënieve.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje të përmbyllë problemet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më një marrëveshje të ndërmjetme, mes firkës se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në Ballkanin që ende po ripërtërihet nga pasojat e luftërave të viteve të 90-ta.

- Advertisement -
KosPress Portal 27/02/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025
Eurovision 2025: Shqipëria siguron vendin në finale
Arte Roze 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore

14/05/2025
Lajme

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA

14/05/2025
Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin

14/05/2025
Lajme

Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?