I pari i ekzekutivit Albin Kurti ka folur për takimin e ardhshëm, që pritet të mbahet më 4 prill mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Kurti ka thënë se kryenegociatorët do të takohen për të diskutuar çështjen e zbatimit të marrëveshjes, e cila njihet si plani franko-gjerman.
“Takimi në javën e parë të prillit në Bruksel do të jetë mes kryenegociatorëve, më 4 prill ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj, prandaj do të organizohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve”, deklaroi Kurti para mediave.
Ai tha se urgjencë nga marrëveshja e fundit me Serbinë është çështja e të pagjeturve.
- Advertisement -
“Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, ashtu siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm, të marrëveshjes as të aneskit të zbatimit, prandaj marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke marrë pjesët e preferuara, ndërsa te fjala juaj e cila përdoret ju që është urgjencë, ka të bëjë me të pagjeturit”, shtoi Kurti.