Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në takimin me krerët e komunave folur edhe buxhetin e komunave të Kosovës e që sipas tij do të shkojë në 740 milionë euro në vitin 2024.
“Para tri jave Komisioni i garanteve mbajti një takim ku miratuar ndarje e granteve për komuna 2024-2026, buxheti i përgjithshëm komunal për vitin tjetër arrijnë 742 milionë euro, apo gati 200 milionë euro më shumë për kromuat se qeverisja e më parëshme. Kjo dëshmon se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror, por edhe financat që presin të konkretizohen përmes një bashkëpunimi me të gjithë neve”, tha ai, raporton RTKlive.
Ndërsa kreu i AKK-së-, Agim Aliu, tha se komunat i kanë shprehu shqetësimet tek qeveria dhe presin përgjigje. Ai tha se një problem është çështja e tatimit në pronë.
Ai ka kërkuar që urgjentisht t’i kthehen mjetet e pashpenzuara komunave. “Kemi reaguar në mënyrë urgjente, kemi kërkuar që të hyrat vetanake tu barten komunave dhe fondet e pashpenzuara të komunave të mbeten në buxhete komunale, që është në kompetencën e komunave”, tha ai.