Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për shkelje të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti tha se deklaratat e Vuçiçit, të bëra më 28 shkurt se Serbia nuk do të pranojë që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, përbëjnë shkelje të nenit 4 të propozimit evropian, që palët e pranuan gjatë rundit të dialogut të mbajtur të hënën.
“Mbrëmë, presidenti i Serbisë u zotua se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Kjo do përbënte shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të Bashkimit Evropian. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia duket se ka zgjedhur të mos e bëjë këtë”, shkroi Kurti në Twitter.