Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti akuzon Serbinë për përpjekje destabilizuese, thërret Këshillin e Sigurisë
Lajme

Kurti akuzon Serbinë për përpjekje destabilizuese, thërret Këshillin e Sigurisë

Published 07/04/2025
Share
SHARE

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti sot një mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të Kryeministrit, Albin Kurti, ku u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend, duke përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe përpjekjet për pengimin e formimit të institucioneve të reja.

Në takim u theksua se Serbia ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të minuar stabilitetin e Kosovës. U raportua për sulmin ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, ku dy granata dore u hodhën në drejtim të zyrës, njëra prej të cilave shpërtheu. Pavarësisht dëmeve, zyra është riparuar dhe shërbimet janë rikthyer në normalitet.

Po ashtu, u diskutua për arrestimin e katër serbëve në Gjakovë, përfshirë një oficer të policisë dhe një kapiten të ushtrisë serbe, të cilëve u konfiskuan armë dhe material tjetër komprometues. Këshilli i Sigurisë theksoi nevojën për vëmendje të shtuar dhe gatishmëri nga institucionet e Kosovës për të përballuar këto kërcënime.

Përveç ndikimeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe procesin zgjedhor të 9 shkurtit 2025, ku u raportua për ndërhyrje të Listës Serbe dhe Millan Radoiçiq, Këshilli i Sigurisë theksoi se Serbia po orvatet të ndërhyjë edhe te deputetët e komunitetit joshumicë e joserbë, për të penguar krijimin e institucioneve të reja. Përdorimi i kërcënimeve, joshjeve dhe shantazheve synon të nxisë tensione dhe destabilizim në Kosovë.

- Advertisement -

Ky veprim i Serbisë është konsideruar një ndërhyrje flagrante në sovranitetin dhe integritetin institucional të Kosovës, duke synuar të dëmtojë funksionimin demokratik të vendit. Njëkohësisht, Serbia po ushtron trysni ndaj serbëve të Kosovës për pjesëmarrje në një tubim të paralajmëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, që pritet të mbahet javën e ardhshme. Regjimi i Vuçiqit është akuzuar për përpjekje për eksportimin e krizës në Kosovë, në një kohë kur vetë ai është në krizën më të madhe politike dhe ekonomike në Serbi.

Ky zhvillim është një tjetër hap i përpjekjeve të Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar progresin e saj politik dhe institucional.

KosPress Portal 07/04/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?
Sport 13/05/2025
Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi
Lajme 13/05/2025
Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari
Sport 13/05/2025
Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të
Lajme 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi

13/05/2025
Lajme

Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të

13/05/2025
Lajme

Kuvendi ende në ngërç – sot përpjekja e 15-të për konstituim

13/05/2025
Lajme

Zgjedhjet 2025: PS drejt mandatit të katërt, PD mbetet pas – ja si ndahen mandatet

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?