Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës z. Imer Zeqiri, i cili ishte i shoqëruar nga Kolonel Hilmi Pacolli, Avni Tahiri dhe Eset Xhata kanë vizituar familjarët e policëve të Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës u mirëprit nga familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës.
Kryetari i njoftoi familjarët se është duke monitoruar me kujdes çdo situatë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me menaxhementin e PK-së, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer.
Kryetari i Sindikata së PK-së, kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit.
- Advertisement -
Ndërsa, familjarët e zyrtarëve policor u shprehën falënderues për vizitën dhe kujdesin e treguar nga Sindikata e PK-së.