Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret sot në takim, kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Pas takimit, Konjufca dhe homologu i tij austriak, do të mbajnë edhe një konferencë për media.
Takimi do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, duke filluar në orën 11:30.
Më pas, të dy kryeparlamentarët do të marrin pjesë edhe në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe bashkëbisedojnë me nxënës filloristë.